Von der Leyen kërkon shtimin e presionit ndaj Iranit pas vrasjes së dy italianëve në Kuvajt nga sulmi me dronë

26 Nëntor 2026 | 18:11

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka kërkuar rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Iranit, pas sulmit me dronë në Kuvajt, ku humbën jetën dy shtetas italianë.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, von der Leyen dënoi sulmet iraniane ndaj vendeve fqinje dhe partnerëve të Bashkimit Evropian në rajonin e Gjirit Persik, duke theksuar se përshkallëzimi i situatës përbën kërcënim për sigurinë ndërkombëtare.

“Duhet të shtojmë presionin ndaj Iranit për t’i dhënë fund këtyre sulmeve të papranueshme kundër fqinjëve të tij dhe partnerëve tanë në Gjirin Persik. Ngjarjet e sotme janë një tjetër kujtesë se siguria në Gjirin Persik është një çështje e sigurisë për të gjithë ne”, deklaroi ajo.

Kreu i Komisionit Evropian shprehu gjithashtu ngushëllimet për viktimat dhe solidaritetin me familjet e tyre, si dhe me popullin italian.

Sulmi ndodhi rreth orës 14:00, kur dronë iranianë goditën instalime ushtarake në Kuvajt. Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, bëri të ditur në një raportim në Senat se mes objekteve të goditura ishte edhe një stacion i zbulimit të mbrojtjes ajrore, ku punonin dy teknikët italianë të kompanisë së mbrojtjes Rheinmetall, të cilët humbën jetën.

Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit konfirmoi vdekjen e dy shtetasve italianë, ndërsa njoftoi se nga sulmi mbetën të plagosur edhe të paktën katër persona të tjerë.

 “Shqipëria do të marrë më shumë mbështetje nga Plani i Rritjes, jo si nder apo favor, por sepse kemi bërë detyrat e shtëpisë dhe kemi marrë notën”, deklaroi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aktori francez Gerard Depardieu do të dalë në gjyq, akuzohet për përdhunim dhe sulmin seksual

Aktori i njohur francez Gerard Depardieu do të përballet me gjyqin për akuzat për përdhunim dhe sulm seksual ndaj aktores Charlotte Arnould, lidhur me ngjarje...
17:08 | 26/11/2026

Zbulohen mesazhe të dyshuara antisemite të Jordan Bardellës, kreu i partisë Tubimi Kombëtar i mohon akuzat

Jordan Bardella, kreu i partisë së ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar (RN) në Francë, po përballet me akuza të reja pas publikimit të disa mesazheve...
17:00 | 26/11/2026

Kroacia paralajmëron Malin e Zi: Nuk ka mbyllje të kapitullit 31 pa zgjidhur çështjen e kufirit

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç deklaroi këtë të enjte në Bruksel se Mali i Zi nuk do të mbyllë negociatat për kapitullin 31, që përfshin politikën...
11:27 | 26/11/2026