Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos thotë korridori i 8-të, aksi i rëndësishëm që kalon në Shqipëri dhe lidh detin Adriatik me Detin e Zi, është me rëndësi të vepantë. Kos bëri me dije se BE-ja ka investuar 1.5 mld euro për uljen e rreziqeve të investimeve. Ajo u bëri thirrje investitorëve europianë të shfrytëzojnë mundësinë dhe ta shohin Ballkanin Perëndimor si një mundësi të artë për tu zhvilluar.
“Bizneset dhe qytetarët po përfitojnë nga traksasione të thjeshta. Kostot janë më të ulta se më parë. Pasi të kenë përmbushur kushtet, Kosova dhe Bosnja do ti bashkohen SEPA. Lidhjet e reja të transportit dhe energjisë janë të rëndësishme për të transportuar mallra. Europa është e cënueshme kur përballet me korridore të kufizuara. Korridori i 8 që lidh Adriatikun me Detin e Zi është një korridor më i gjerë që lidh Europën, me BP dhe Turqinë. Shumë korriidore janë në presion.
BE po shton mbështetjen për sektorin privat në Ballkanin Perëndimor. Gjatë ditëve të fundit ju e keni parë potencialin nga afër. Më shumë se 1.5 mld euro po ndihmon në uljen e rreziqeve të investimeve. 200 mln euro më shumë për investime për zhvillim të qëndrueshëm. Mundësitë ekonomike po shtohen. Mesazhi im për investitorët europianë është i qartë: shfrytëzoni mundësinë”, tha Kos.
