Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gjobat anti-protestë të Ramës në Kuvend

‘6 kamikazë të Ramës në Kushtetuese’/ Vasili publikon emrat e 6 gjyqtarëve që votuan pro gjobave ndaj protestuesve

‘6 kamikazë të Ramës në Kushtetuese’/ Vasili publikon emrat e 6 gjyqtarëve që votuan pro gjobave ndaj protestuesve

18:38, 26/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të lënë në fuqi gjobat ndaj protestuesve, duke akuzuar gjashtë anëtarë të saj se kanë votuar në favor të qeverisë së Edi Ramës dhe kundër qytetarëve që protestojnë.

Në reagimin e tij, Vasili ka publikuar edhe emrat e gjashtë gjyqtarëve, Fiona Papajorgji, Ilir Toska, Asim Vokshi, Gent Ibrahimi, Marjana Semini dhe Sander Beci, duke i akuzuar se me vendimin e tyre kanë mbështetur ndëshkimin financiar të protestuesve.

Ai ka ngritur gjithashtu akuza për dhunën policore ndaj qytetarëve dhe e ka cilësuar vendimin si një goditje ndaj protestës dhe të drejtës për të kundërshtuar qeverisjen.

Postimi i plotë:

Gjashte Gjyqtare Kushtetues patronazhiste te Rames, votuan kunder popullit!

Vetem dy gjyqtare Kushtetues Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari votuan kunder Vendimit  te ndyre te gjashte gjyqtareve patronazhiste te Rames, qe lane ne fuqi gjobat milioneshe kunder protestuesve te ngritur ne revolte kunder korrupsionit te qeverise mafioze.

Gjashte kamikaxe te Gjykates Kushtetuese pa nder e pa moral votuan qe Rama te vazhdoje te masakroje e terrorizoje popullin e thjeshte, qe refuzon te vidhet e plackitet nga narkoqeveria e Rames.

Gjashte palaço te Kushtetueses votuan pro banditeve te Policise qe masakrojne, thyejne kafka, kembe e duar te djemve e vajzave.

Gjashte te korruptuar te Kushtetueses votuan pro korrupsionit, por fatmiresisht kane emer dhe mbiemer dhe meritojne te gjithe vezet e domatet e kalbura te botes sepse u ngriten kunder sakrifices se 180 diteve proteste qe ka bere me vete gjithe boten.

Emrat e gjashte kamikaxeve qe votuan gangsterizmin e Rames jane:

Fiona Papajorgji

Ilir Toska

Asim Vokshi

Gent Ibrahimi

Marjana Semini

Sander Beci

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco