“Të ndalojmë gjakderdhjen”, Trump i kërkon Putinit t’i japë fund agresionit ushtarak në Europë
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të tërheqë të gjithë agresionin ushtarak nga territoret evropiane.
Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump tha se këtë kërkesë ia kishte bërë Putinit gjatë bisedimeve të tyre në Kinë, me shpresën se kjo do të mundësonte arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ai theksoi se mijëra njerëz po vriten çdo muaj, duke e përshkruar situatën si një “gjakderdhje të plotë”.
“Gjatë bisedave të mia në Kinë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kalova shumë kohë duke folur për faktin se do të doja ta shihja presidentin Putin duke i dhënë fund të gjithë agresionit ushtarak kundër territoreve në Evropë, me shpresën se mund të arrihet një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe kjo të ndodhë shpejt”, shkroi Trump.
Presidenti amerikan iu referua gjithashtu takimit të fundit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në rezidencën e tij Mar-a-Lago, duke e cilësuar atë si një nder.




