Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Strum të Roskovecit, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë, një 67-vjeçar dhe një 62-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. Si pasojë e përplasjes, të dy këmbësorët kanë mbetur të dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti drejtohej nga një 39-vjeçar me inicialet F. B., i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


