Me strukturat e PD-së/ Çylybyli: Diskutojnë kandidatët për Bashkinë Shkodër dhe protestën e 28 Nëntorit

Me strukturat e PD-së/ Çylybyli: Diskutojnë kandidatët për Bashkinë Shkodër dhe protestën e 28 Nëntorit

18:53, 26/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë Demokratike në Shkodër, Ardit Çylybyli, ka zhvilluar një takim me strukturat e PD-së në Postribë, ku në fokus kanë qenë organizimi politik, propozimet për kandidatët e ardhshëm për Bashkinë dhe mobilizimi për protestën e 28 Nëntorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çylybyli ka vlerësuar angazhimin e strukturave dhe bashkëpunimin mes brezave në funksion të objektivave të partisë.

Ai ka theksuar rëndësinë e një pjesëmarrjeje masive të shkodranëve në protestën e 28 Nëntorit, duke nënvizuar se Shkodra do të jetë e pranishme me përfaqësimin e saj.

Postimi i plotë:

Takimet në Postribë janë gjithmonë burim frymëzimi dhe energjie! 

Vlerësim maksimal për strukturat e Grupseksionit, ku ndërthurja e eksperiencës së brezave me energjinë dhe përkushtimin e rinisë përbën një nga çelësat kryesorë të suksesit.

Gjatë takimit të sotëm diskutuam mbi propozimet për kandidatët e ardhshëm për Bashkinë, si dhe mbi rëndësinë e pjesëmarrjes masive në protestën e datës 28 Nëntor, ku Shkodra do të jetë e pranishme me zërin dhe përfaqësimin e saj.

Me besim, përkushtim dhe të bashkuar drejt qëllimit tonë!

Së bashku drejt fitores!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco