Moti i keq ka shkaktuar kaos në New Jersey të SHBA-së, ku reshjet intensive të shiut kanë sjellë përmbytje të mëdha që prej orëve të mëngjesit të së enjtes, më 26 nëntor, në Ditën e Falënderimeve.

Sipas raportimeve të mediave lokale, përfshirë “Patch”, rrugë, ura dhe stacione trenash janë përfshirë nga ujërat, ndërsa dhjetëra mijëra banesa dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë përmasat e situatës alarmante. Rrugët janë kthyer në rrjedha të fuqishme uji, ndërsa qytetarët përpiqen të kalojnë mes përmbytjeve, ku niveli i ujit në disa zona arrin deri në bel.

Situata është veçanërisht problematike edhe në Hoboken, ku ujërat kanë depërtuar në një stacion treni, duke përmbytur shinat dhe duke vështirësuar transportin hekurudhor.

Përmbytjet kanë goditur New Jersey-n në një nga ditët më të rëndësishme të festave në SHBA, duke shkaktuar vështirësi për banorët dhe udhëtarët gjatë Ditës së Falënderimeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: