Denis Shabani është emëruar në krye të Degës Doganore Tiranë, duke zëvendësuar në këtë detyrë Erion Riçkun.
Drejtuesi i ri është prezantuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Fation Shehu.
Ndryshimi në drejtimin e Doganës së Tiranës vjen vetëm pak ditë pas emërimit të Fation Shehut në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në vend të Besmir Bejës.












