Një çift bashkëshortësh është përplasur nga një automjet pasditen e sotme në fshatin Strum të Roskovecit.
Të dëmtuarit janë identifikuar si Hetem Ruko, 67 vjeç, dhe Besa Ruko, 62 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sipas informacionit paraprak të policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 17:30. Automjeti drejtohej nga Fatjon Begaj, 39 vjeç, i cili po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në fshatin Strum, Roskovec, një automjet me drejtues shtetasin F. B., 39 vjeç, ka përplasur dy këmbësorë, shtetasin H. R., 67 vjeç, dhe shtetasen B. R., 62 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy këmbësorët, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit rrugor.
© SYRI.net