Një veprim i pazakontë është filmuar nga kamerat e sigurisë në Tiranë, ku një burrë shfaqet duke marrë dhe shkulur me rrënjë lulet e mbjella në vazo, të vendosura përgjatë murit rrethues të një banese.
Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë personin teksa ndalon pranë vazove, shkul bimët dhe i merr me vete, duke i futur në një qese plastike. E gjithë skena zhvillohet në orët e para të mëngjesit, rreth orës 03:22.
Denoncuesi shprehet se nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar, pasi sipas saj, i njëjti person ka përsëritur të njëjtin veprim plot katër herë, duke u marrë lulet që ai dhe familjarët e tij mbjellin dhe duke i shkulur nga rrënjët.
Ai thotë se personin nuk e njeh, por e ka parë disa herë në pamjet e kamerave dhe kërkon që rasti të bëhet publik, me shpresën se kjo situatë do të marrë fund.
Duket se as lulet e mbjella me kujdes nuk janë të sigurta, pasi dikush paska vendosur t'i marrë një nga një, madje duke i shkulur nga rrënjët.
Qytetari kërkon që ky veprim të ndalet dhe që personi të mos përsërisë më të njëjtën gjë.