E enjte, 26 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kundërshtarët e Ramës, Hila: Vetëm Veliaj ka ndonjë shans minimal, Spiropali meteor i shkurtër

Çfarë po ndodh brenda PS-së, pse ky shpërthim në këtë moment? Kjo ka qenë një tjetër pyetje e diskutuar këtë të enjte në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus.

Analisti Dritan Hila tha se pyetja që e ngacmon shpesh është se përse po ngrihen të gjithë kundër Ramës në të njëjtën kohë, duke nisur nga protestat e deri te kundërshtitë Veliaj-Spiropali.

Sipas tij, nëse bëhet fjalë për ambicie politike, vetëm Veliaj mund të ketë ndonjë shans minimal përballë Ramës, pasi ka pasur fonde dhe buxhet në duar.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Rakipi: Çfarë mendon për këtë përplasje?

Hila: Kjo më ngacmon: pse u çuan të gjithë në të njëjtën kohë? Një protestë për të cilën investohet prej 6 muajsh për të arritur në përplasje të dhunshme dhe papritur janë disa produkte të Sorosit që dalin në kushte të pafavorshme kundër Ramës. Është skenar i organizuar? Nuk dua t’u hyj teorive konspirative. Sa u përket daljeve të tyre kundër Ramës në një moment të vështirë për të, i cili është në kreshtën e dallgëve dhe ka sulme nga të gjitha anët, po të shkosh në Bruksel, të japin fonde vetëm për gazetari investigative dhe këto i marrin ato portale me 20 lexues. Por janë edhe dy veta që mendojnë se janë ajo pika që mbush kupën dhe e bën të derdhet. Sa i përket daljes së tyre, unë mendoj se ambicien minimale politike për të arritur diku e ka Veliaj, i cili ka pasur fonde të mëdha në duar. Spiropalin e shoh si një meteor të shkurtër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.