Juristi Kreshnik Spahiu ka folur për krijimin e partive të reja politike pas protestave, duke zbuluar emrat e 10 lëvizjeve që, sipas tij, kanë nisur procedurat për t'u kthyer në subjekte politike.

I ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Frontline” në Report TV, Spahiu publikoi emrat e 10 partive që sipas tij, kanë nisur procedurat për krijimin e partive të reja politike.

“Do ta jap votën për partinë e studentëve. Nuk do të krijohet një parti e vetme, por kanë filluar procedurat për krijimin e 10 partive. Kam publikuar fakte dhe emrat e partive. Në këto ditë, pas partisë shqiptare ‘Të Bashkuar për Shqipërinë’, janë edhe Partia e Diasporës së Lirë, partia nacionaliste, partia islamiste, levizja e listës studentore, partia e flamingove, partia ambientaliste e gjelbër, Partia Shqipëria e re, Partia e Intelektualëve dhe Forca Shqipëria. Aktualisht janë 10 lëvizje, të cilat kanë filluar procedurat për krijimin e 10 partive.”, u shpreh Spahiu.

Sipas juristit krijimi i më shumë se 10 apo 20 partive opozitare nuk do të sjellë një rezultat tjetër, përveç forcimit të dyshes Rama-Berisha.

“Krijimi i më shumë se 10 apo 20 partive opozitare nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të forcojë edhe më shumë dyshen Rama-Berisha.”- tha Spahiu.

Lajmi në përditësim...