Dolce “i vuri flakën rrjetit”, poston video me të dashurin e saj

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka tërhequr vëmendjen me postimin e saj të fundit në rrjetin social Instagram.
Ajo ka publikuar një video krah të dashurit të saj, ku dyshja shihen duke u mbajtur për dore dhe duke shijuar momente së bashku.
Për një kohë të gjatë, Dolce ishte komentuar për lidhjen me një mashkull misterioz, portretin e të cilit e kishte zbuluar vetëm një muaj më parë.
Ndërkohë, në videon e fundit, çifti shfaqet në momente të veçanta, teksa pozojnë para kamerës.
Dolce kishte zgjedhur një fustan të zi dhe të ngushtë, me të cilin vuri në pah linjat e saj dhe tërhoqi vëmendjen me paraqitjen elegante.
Edhe pas përfundimit të edicionit të BBVK-së, ku ishte një nga banoret, Dolce vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në botën e showbizit. /Telegrafi/












































