Transplantet e veshkave në vend, kërkohen kushte më të mira
Transplantimet e kryqëzuara të veshkave vazhdojnë të realizohen vetëm jashtë vendit. Sipas Organizatës “Nefron”, për realizimin e këtyre transplantimeve në vend nevojitet rinovim dhe zgjerim i Qendrës së Transplantimit, ekipe të specializuara si dhe ekipe mjekësore për çdo njësi të kujdesit intensiv që bëjnë identifikimin e rasteve të vdekjes klinike dhe jo vetëm në qendrën “Karill”.
“Ligji është miratuar, ndërsa aktet nënligjore janë në fazën e dakordësimit që të ndryshojnë dhe ja sipas ligjit të rri kemi rritje dhe zgjerim, kemi ekipe mjekësore të gatshme dhe presim miratim nga komisioni i etikës… Transplantimi i kryqëzuar nuk njihet nga legjislacioni ynë, ndaj duhet sërish të e mendojmë së bashku me ligjvënësit”, tha Biljana Kuzmanovska, Koordinatore nacionale e transplanteve.
Transplantimi nga dhuruesit në vdekje klinike realizohet shumë më rrallë krahasuar me transplantimet që realizohen nga dhuruesit familjarë. Sipas Dushku Gorgiev, tipizimet për këto transplante duhet të jenë falas me qëllim që të realizohen më shumë nga qytetarët.
“Transplantimi nga donatorët kadaverikë tek ne është ende në numër të vogël dhe një pjesë e mirë e pacientëve nuk e bëjnë tipizimin, sepse janë të vetëdijshëm se brenda një periudhe të shkurtër nuk mund të transplantohen… Ne apelojmë tek pacientet të bëjnë tipizimin dhe tek institucionet përkatëse që të bëjnë këtë tipizim falas”, tha Dushko Gorgiev.
Transplanti i fundit i veshkës u realizua gjatë ditës së djeshme, ndërsa gjatë kësaj periudhe pritet të realizohen edhe dy ose tre transplante të tjera. Nga fillimi i vitit janë kryer gjithsej 16 transplantime, ku 9 janë realizuar nga donatorë të gjallë kurse 7 transplantime janë bërë nga dhurues në gjendje të vdekjes klinike./Alsat.mk





























