Allegri i bën dalje futbollistit serb, Napoli siguron përforcimin e parë për merkaton e janarit

26 Nëntor 2026
19:00
Telesport
back button

Napoli është shumë pranë transferimit të parë për merkaton e janarit. Sipas Il Mattino, klubi pritet të afrojë Pedro Morisco-n, një portier brazilian i lindur në vitin 2004, i cili luan për Coritiba-n dhe kombëtaren e Brazilit. Marrëveshja pritet të ketë një kosto që varion nga 8 deri në 10 milionë euro.

Së fundmi, Carlo Ancelotti i dha mundësinë portierit 22-vjeçar të luante si titullar me Brazilin në ndeshjen miqësore kundër Indisë. Morisco pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare dhe të bëhet portieri i dytë brazilian në historinë e klubit, pas Rafael Cabral.

Çështja e vetme që mbetet për t’u zgjidhur ka të bëjë me përqindjen nga një shitje e mundshme në të ardhmen, një kusht që po negociohet ende mes palëve.

Ndërkohë, Alex Meret, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit, është i dëmtuar dhe pritet të rikthehet në fushë në muajin shkurt. Portieri serb, Vanja Milinkovic-Savic, kontrata e të cilit zgjat deri në vitin 2029, nuk e ka bindur plotësisht Max Allegri-n për t’u bërë portieri i parë i Napolit, ndaj dhe pritet largimi i tij gjatë merkatos së janarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit