Migracioni në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë në 77,000 duke shënuar nivelin më të ulët në gati 30 vite, duke përjashtuar periudhën e pandemisë COVID-19. Sipas the Independent, shifra është rreth 62% më e ulët se 204,000 të vitit të kaluar dhe 92% më e ulët se kulmi prej 944,000 i regjistruar në vitin 2023. Sipas të dhënave Ministria e Brendshme, deri në shtator 2026 ka një rënie të numrit të emigrantëve që zbulohen se mbërrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë edhe ato me gomone. Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare, migrimi neto është vlerësuar në nivelin e tij më të ulët që nga viti 1997. Shifrat tregojnë gjithashtu se më shumë britanikë janë larguar nga Mbretëria e Bashkuar sesa janë kthyer në vend. Numri i personave që kërkuan azil në Mbretërinë e Bashkuar ishte gjithashtu më i ulët me një të tretën krahasuar me vitin e kaluar, kryesisht për shkak të kërkesave në të pakta nga personat që mbërrinin nëpërmjet rrugëve ilegale.