I dënuari godet me ekspres kafeje punonjësin e burgut në Burrel, inspektori dërgohet në spital

26 Nëntor 2026 | 21:53

Një incident i dhunshëm është regjistruar në burgun e Burrelit, ku një punonjës i Policisë së Burgjeve është goditur në kokë nga një i dënuar gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ngjarja ka ndodhur në momentin e hapjes së derës së dhomës së banimit, kur i dënuari Dritan Imeri ka goditur në befasi me një ekspres kafeje inspektorin Agron Bebja, pjesë e grupit të sigurisë.

Pas incidentit, efektivët e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke neutralizuar situatën dhe rikthyer kontrollin në institucion.

Punonjësit të dëmtuar i është dhënë ndihma e parë në ambientet e burgut, ndërsa më pas është transportuar në Spitalin e Matit për kontroll mjekësor. Sipas vlerësimit të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore nuk paraqet rrezik për jetën.
Pas marrjes së njoftimit, drejtues të lartë të Policisë së Burgjeve kanë mbërritur në IEVP Burrel për të ndjekur nga afër situatën dhe për të vlerësuar masat e ndërmarra. Ata kanë vizituar gjithashtu inspektorin në banesën e tij, pas daljes nga spitali, duke i shprehur mbështetjen institucionale.

Për ngjarjen është hartuar raporti përkatës dhe janë njoftuar autoritetet kompetente, si dhe AMSEVP, për vijimin e procedurave ligjore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çfarë ndodh me gjobat 5 milionë lekëshe? Gazetari sqaron vendimin e “Kushtetueses”

Gazetari Eni Ferahti, i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Now me Erla Mëhillin”, sqaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e efekteve...
21:52 | 26/11/2026

“Të Bashkuar për Shqipërinë”, themelohet një forcë e re politike, nisma nis mbledhjen e firmave

Një grup studentësh, të rinjsh, profesionistësh dhe përfaqësuesish të diasporës kanë njoftuar krijimin e një force të re politike me emrin “Të Bashkuar për Shqipërinë”....
17:43 | 26/11/2026

Kapet 43-vjeçari me 30 doza kokainë pranë një shkolle, në banesë iu gjetën edhe rreth 400 gramë drogë

Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap me dhjetëra doza kokaine, të dyshuara se ishin për shitje, në një lokal pranë një shkolle,...
16:51 | 26/11/2026