Për ish prokurorin dhe avokatin, Eugen Beçi, hetimi pasuror është sot dobësia e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
I ftuar në ‘Çim Peka Live’, Beçi tha se në një sistem të kalbur dhe të korruptuar, SPAK e ka të vështirë të hetojë pasurinë e zyrtarëve ndaj të cilëve ka vendim gjyqësor, ndërsa zgjidhjen e sheh te ndryshimi i metodikës.
‘SPAK duhet të heqë dorë nga hetimi pasuror me letra, por të kthehet si hetimi penal, jo më me shkresa’, u shpreh ndër të tjera ish prokurori Eugen Beçi.
Hetimi pasuror është shumë i vështirë dhe dobësia e SPAK. Pasi përfundon çështja penale merresh me pasurinë. Ka vështirësitë e veta, këto elementë për të cilët Shqipëria ka qenë e fundit për pastrimin e parave, rezulton se SPAK ka hasur në vështirësi që duken edhe në rezultate.
ILDKPI ke të gjitha informacionet për Ramën, SPAK mund ta hetonte te incineratorët, sterlizimi. Kemi 17 firma fap e fap, hajde hetojë, kemi Mc Gonigal, hajde hetoje, librin e protestuesve, janë elementë të dpd të veprës penale.
Hetimi pasuror ka nisur shumë vonë, një sistem i kalbur s’mund të të ndëhmojë për të bërë hetim pasuror. SPAK duhet të heqë dorë nga hetimi pasuror me letra, por të kthehet si ai penal, jo më me shkresa. Ndërro metodikën e punës, jo te shkresat, por te përgjimet.
© SYRI.net
VIDEO/ Berisha-Gonxhes: Krim i shëmtuar! 30 mln euro sponsorizime në duart e hajdutit numër 3 pas Ramës dhe Lubisë
‘Kanë bërë lavazhin e pasurive’/ Bala: SPAK nuk ka justifikuar as paratë, as shpenzimet e hetimeve
VIDEO/ Boçi: Ambasadori amerikan i dha mesazh SPAK-ut, ndiqni paratë dhe veproni kundër korrupsionit