Elisa Spiropali akuzoi institucionet shtetërore se e kanë përndjekur në kohën kur nisi të mbante qëndrime kritike ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisjes së PS-së.
Ajo tha se është mbikëqyrur edhe kur pinte kafe, me kë e pinte. Sipas deputetes së përjashtuar nga kryeministri Rama, ka edhe deputetë të tjerë që janë gjurmuar e përndjekur njësoj.
“Sa dilja nga shtëpia më mbikëqyrnin edhe kafet ku i pija. Kjo është dramatike por nuk është serioze. Kam parë sesi vetëm për qëndrimet e mia publike. Jam përndjekur nga civilë, punonjës të institucioneve. Kam parë deputetë të trembur nbga vetja e njëri-tjetri për të mbajtur qëndrime publike. Di institucione shtetërore që përdoren kundër meje. Ka pasur raste që ndërkombëtarë janë vënë nën presion për takime publike me mua. Janë përndjekur edhe të tjerë, të gjitha do dalin. Ka deputetë të PS-së që kanë frikë të dalin nga shtëpia.” – tha Spiropali në “Opinion”.