As reshjet e shiut nuk i kanë ndalur protestuesit, të cilët janë mbledhur edhe këtë të enjte para Kryeministrisë, në atë që shënon ditën e 180-të të protestës qytetare.

Pas protestës te Kryeministria, qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës.

Tubimi i sotëm u zhvillua në një ditë të rëndësishme për lëvizjen studentore, pasi të rinjtë njoftuan formimin e partisë së re “Të Bashkuar për Shqipërinë”.

Protestuesit vijojnë të këmbëngulin në kërkesën e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në përmbushjen e këtij qëllimi.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb