Skip to content
26 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

EMRAT – I dënuar me 25 vite, i burgosuri në Burrel godet në kokë me ekspres kafeje inspektorin e burgut

ShkodraWeb 26 November, 2026
burgu burrel 2026

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon se, në IEVP Burrel, gjatë kryerjes së shërbimit nga strukturat e sigurisë, është regjistruar një incident me pasoja për shëndetin e një punonjësi të Policisë së Burgjeve.

Në momentin e hapjes së derës së dhomës së banimit, i dënuari Dritan Imeri ka ndërmarrë një veprim të dhunshëm ndaj punonjësit të grupit të sigurisë, inspektor Agron Bebja, duke e goditur në befasi me një ekspres kafeje dhe duke i shkaktuar dëmtime në zonën e kokës.

Menjëherë pas incidentit, strukturat e sigurisë kanë ndërhyrë për neutralizimin e situatës, duke bërë të mundur ndërprerjen e veprimeve të dhunshme dhe rikthimin e kontrollit në institucion.

Inspektorit iu dha ndihma e parë në ambientet e IEVP Burrel dhe më pas u shoqërua për vizitë mjekësore në Spitalin e Matit. Sipas vlerësimit të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore nuk paraqet rrezik për jetën.

Pas marrjes së informacionit për incidentin, drejtues të lartë të Policisë së Burgjeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë mbërritur në IEVP Burrel për të ndjekur nga afër situatën dhe për të vlerësuar masat e marra. Në vijim, ata kanë vizituar punonjësin e dëmtuar në banesën e tij, pas daljes nga spitali, duke i shprehur mbështetjen dhe solidaritetin institucional.

Për rastin është përpiluar raporti përkatës i incidentit, ndërsa janë njoftuar autoritetet kompetente dhe AMSEVP për vijimin e veprimeve procedurale dhe trajtimin e mëtejshëm të ngjarjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dënon me vendosmëri çdo akt dhune ndaj punonjësve të Policisë së Burgjeve, të cilët përmbushin detyrën e tyre në garantimin e sigurisë, rendit dhe zbatimit të ligjit në institucionet penitenciare.

Njëkohësisht, Drejtoria shpreh mbështetjen e plotë për punonjësit e Policisë së Burgjeve dhe garanton marrjen e masave për mbulimin e shpenzimeve mjekësore të punonjësit të dëmtuar, deri në rikuperimin e plotë të gjendjes së tij shëndetësore, duke i uruar atij shërim të shpejtë.

Post navigation

Previous: Gjykata Kushtetuese pezullon pjesërisht aktin normativ për tubimet, hiqen gjobat për pengimin e qarkullimit

TË FUNDIT

gjykata kushtetuese 2023

Gjykata Kushtetuese pezullon pjesërisht aktin normativ për tubimet, hiqen gjobat për pengimin e qarkullimit

ShkodraWeb 26 November, 2026
kanabis paketuar 2026

Arrestohet në Shkodër 25- vjeçari nga Elbasani, u kap duke shpërndarë “mall” në afërsi të shkollave…

ShkodraWeb 26 November, 2026
frrok lleshaj 2025

Urdhër- ndalimi për Vinçesk Pirolin, Policia e Shkodrës dyshon se është i përfshirë në ekzekutimin e ish- policit

ShkodraWeb 26 November, 2026

TË FUNDIT

  • EMRAT – I dënuar me 25 vite, i burgosuri në Burrel godet në kokë me ekspres kafeje inspektorin e burgut 26 November, 2026
  • Gjykata Kushtetuese pezullon pjesërisht aktin normativ për tubimet, hiqen gjobat për pengimin e qarkullimit 26 November, 2026
  • Arrestohet në Shkodër 25- vjeçari nga Elbasani, u kap duke shpërndarë “mall” në afërsi të shkollave… 26 November, 2026
  • Urdhër- ndalimi për Vinçesk Pirolin, Policia e Shkodrës dyshon se është i përfshirë në ekzekutimin e ish- policit 26 November, 2026
  • Ndahet nga jeta ish- deputeti i PS-së, për rreth 53 vjet, ushtroi profesionin e mjekut… 26 November, 2026
  • Reshjet me intensitet mesatar në qarkun e Shkodrës, ja cilat janë problematikat e evidentuara deri tani 26 November, 2026
  • GJKKO jep vendimin, kryebashkiaku i Vau Dejësit do të kryejë në 100 orë pune në interes publik… 26 November, 2026
  • GJKKO jep vendimin, ja sa dënohet nëna e Monika Kryemadhit por mosha e saj e favorizon… 26 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 26 nëntor 2026… 26 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 26 nëntor 2026… 26 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 26 nëntor 2026… 26 November, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Papa, djalli dhe kriza e besimit…! 25 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

burgu burrel 2026

EMRAT – I dënuar me 25 vite, i burgosuri në Burrel godet në kokë me ekspres kafeje inspektorin e burgut

ShkodraWeb 26 November, 2026
gjykata kushtetuese 2023

Gjykata Kushtetuese pezullon pjesërisht aktin normativ për tubimet, hiqen gjobat për pengimin e qarkullimit

ShkodraWeb 26 November, 2026
kanabis paketuar 2026

Arrestohet në Shkodër 25- vjeçari nga Elbasani, u kap duke shpërndarë “mall” në afërsi të shkollave…

ShkodraWeb 26 November, 2026
frrok lleshaj 2025

Urdhër- ndalimi për Vinçesk Pirolin, Policia e Shkodrës dyshon se është i përfshirë në ekzekutimin e ish- policit

ShkodraWeb 26 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.