Kryeministri Rama ka përforcuar përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar i PS-së teksa tha se ajo është tashmë e lirë në jetën politike në vend dhe nuk është e detyruar të ndjekë PS-në dhe atë vetë.
Ai e bëri deklaratën në podcastin “Rishtazi” me një gazetar shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
“Elisa tani është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të ndjekë mua dhe Partinë Socialiste. Asnjë kundërshti nuk e dëmton të vërtetën për sa kohë e vërteta flet për veten e vet. Asnjë kundërshti nuk i dëmton faktet për sa kohë faktet pozicionohen ashtu siç duhet. Dhe çdo kundërshti që pastaj dëmton është një arsye për të kuptuar se ku qëndron problemi me ne. Por, për sa u përket kundërshtive që janë rreth e rrotull, janë si ato erërat që vetëm e forcojnë pemën.” – tha Rama.