Befason Armand Duka: Bashkëorganizimi me Serbinë ka domethënie të veçantë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) është ndarë i lumtur me bashkëpunimin me Serbinë për Kampionatin Evropian Euro U21 2027.
Shqipëria rezultoi të jetë në një grup shumë të vështirë me Spanjën, Italinë dhe Finlandën.
Pas shortit, Duka e mori fjalën para zyrtareve të Federatave të kualifikuara në këtë Evropian, ku ndër të tjera deklaroi se bashkëpunimi me Serbinë ka një domethënie të veçantë.
“Bashkëorganizimi i këtij kampionati bashkë me Serbinë ka gjithashtu një domethënie të veçantë. Është detyra jonë e të dy federatave që kemi marrë përsipër këtë përgjegjësi për të treguar që vërtet i ka shërbyer vendeve tona. Ta organizojmë sa më mirë këtë Kampionat Europian dhe t’i bëjmë të gjithë të ndihen të mirëpritur në Shqipëri dhe Serbi.
Uroj që çdo futbollist, çdo skuadër, çdo tifoz që do të marrë pjesë të ndihet si në shtëpi, të ndihet mirë. Futbollistët të kenë kushte sa më të mira për t’u stërvitur dhe për të luajtur dhe ata që do të vizitojnë për herë të parë vendin tonë të bukur, Shqipërinë, të ndiejnë dëshirën për t’u kthyer përsëri”, deklaroi Duka.
Kujtojmë, ky Evropian për grupmoshat U21 do të nisë verës së vitit tjetër ndërsa zhvillohet në katër stadiume shqiptare dhe katër serbe. Finalja do të luhet në “Air Albania” më 3 korrik./Telegrafi/







































