Dhunë e shfrenuar në Marsejë, tifozët përleshen në stadium dhe sulmojnë edhe familjet e lojtarëve të Levskit Përplasjet dhe trajtimi i tifozëve të Besiktasit në stadiumin e Batumit kanë sjellë reagimin e ashpër të Federatës Turke të Futbollit, e cila kërkon hetim të plotë dhe ndëshkimin e përgjegjësve.
Federata Turke e Futbollit ka reaguar me tone të ashpra pas incidenteve të rënda të regjistruara në Gjeorgji, gjatë ndeshjes mes Besiktasit dhe Hapoel Beer-Sheva, e vlefshme për Europa League. Përplasjet mes tifozëve turq dhe forcave të policisë gjeorgjiane, si dhe problemet e sigurisë brenda dhe jashtë stadiumit, kanë shkaktuar një valë reagimesh në Turqi.
Në një deklaratë zyrtare, TFF dënoi atë që e cilësoi si sjellje të papranueshme dhe ndërhyrje ndaj mbështetësve të Besiktasit, duke theksuar se janë cenuar dinjiteti njerëzor, respekti i ndërsjellë dhe parimet e Fair Play. Federata Turke kërkon që ngjarjet të hetohen deri në fund, të identifikohen personat përgjegjës dhe ndaj tyre të merren masat e nevojshme pa vonesë. Në deklaratë nënvizohet se nuk mund të pranohet asnjë përpjekje për të mbuluar incidentet apo për t’i shpëtuar përgjegjësisë personat e përfshirë.
TFF shprehu gjithashtu mbështetjen e plotë për klubin dhe tifozët e Besiktasit, ndërsa u uroi shërim të shpejtë të gjithë atyre që u përballën me ndërhyrje dhe keqtrajtim. Mesazhi më i fortë i federatës turke lidhet me hapat që do të ndërmarrë në arenën ndërkombëtare. Ajo bëri të qartë se do t’i drejtohet UEFA-s dhe do ta ndjekë çështjen deri në fund, me synimin që përgjegjësit të japin llogari dhe incidente të tilla të mos përsëriten.
Top Channel