Juventusi fitoi me përmbysje 4-1 ndaj Omonias në raundin e katërt të Europa League-s. Ky rezultat i ngjit bardhezinjtë në vendin e dytë me 13 pikë, pas Bournemouthit, që është skuadra e vetme me pikë të plota.
Skuadra qipriote zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të. Pas një goditjeje nga këndi të Muamer Tankovic, Lubomir Satka u shkëput mbi mbrojtësit dhe me një goditje të fuqishme me kokë dërgoi topin në rrjetë për 0-1.
Në minutën e 31-të, Omonia ishte pranë dyfishimit të rezultatit, por tentativa e Florin Tanase nga hyrja e zonës përfundoi fare pranë shtyllës së djathtë.
Juventusi reagoi dhe në minutën e 37-të riktheu baraspeshën. Andrea Cambiaso përfitoi nga një pasim i Francisco Conceicao dhe me një goditje fantastike nga distanca dërgoi topin në cepin e sipërm të portës, duke vendosur shifrat 1-1.
Juventus [1]-1 Omonia Nicosia - Andrea Cambiaso great goal 37'
by
u/iifz in
soccer
Vetëm gjashtë minuta më vonë, në të 43-tën, bardhezinjtë realizuan edhe golin e përmbysjes. Jeff Ekhator përfitoi nga një pasim i mirë dhe me një goditje të ulët mposhti portierin kundërshtar, duke çuar rezultatin në 2-1.
Juventus [1]-1 Omonia Nicosia - Andrea Cambiaso great goal 37'
by
u/iifz in
soccer
Në minutën e 68-të, bardhezinjtë gjetën edhe golin e tretë. Francisco Conceicao u tregua i vëmendshëm brenda zonës, përfitoi nga një top i kthyer pas një aksioni sulmues dhe me një goditje të fortë e dërgoi në rrjetë për 3-1.
Juventus [2]-1 Omonia Nicosia - Jeff Ekhator 43'
by
u/iifz in
soccer
Vetëm pesë minuta më vonë erdhi edhe goli i katërt, këtë herë me autor Jeremie Boga. Pas një pasimi të shkurtër të Andrea Cambiasos, sulmuesi realizoi me një goditje të bukur, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të djathtë të portës. Një finalizim spektakolar për rezultatin 4-1.
© SYRI.net
Demrozi shpërblen lojtarët e Egnatias me 80 mijë euro: Kjo fitore është për gjithë futbollin shqiptar
Nevil Dede: Duhej të fitonim me rezultat më të thellë, më vjen keq për rastet e shpërdoruara
Amorim: Hutchinson? Na duhej një lojtar me karakteristikat e tijBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: