“Po e kursej se është lojtare e mirë dominoje”/ Braçe batuta me Tabakun: Do ia ngel dopiogjashtën në dorë. Deputetja e PD: Ligjet shkruhen në biznese, jo në zyra

26/11/2026 22:30

Përplasjet në Kuvend vijojnë edhe pas mbi 12 orësh nga starti i seancës së sotme, teksa batutat në këtë mbrëmje nuk i kurseu as deputeti i PS, Erion Braçe. Ky i fundit replikoi me Tabakun në lidhje me TVSH për profesionistët e lirë dhe bizneset e vogla.

“Do ta kursej Tabakun se është lojtare shumë e mirë dominojë, sport që ushtrohet shumë nëpër lagje, që ka në bazë llogaritjet. E kursej për këtë gjë dhe do të thoja se është gënjeshtër e madhe që 17500 biznese të vogla që hyjnë në regjimin e TVSH. Nuk është e vërtetë, është një numër shumë i kufizuar.

Do t’i thuash të pushojë apo t’ja ngec dopiogjashtën (qesh). Nuk është e vërtetë që TVSH e paguajnë profesionistët e lirë dhe biznesi i vogël, e paguajnë konsumatorët. Një mik i zonjës ishte regjistruar me xhiro mbi 100 mijë euro dhe nuk i kishte ndodhur gjë, ishte shumë mirë. Nuk e kishte rënduar TVSH.

Bujqësia po paguan akcizën, nga 1 janari do ta bëjë pa taksën e qarkullimit. Për 7 vite me radhë bujqit e morën naftën pa lekë farë nuk u trajtuan asnjëherë si profesionistë të lirë. Se e keqja bën lajm, jo e mira. Ky është standardi i të gjithë dominoxhinjve në këtë sallë dhe jashtë saj”, u shpreh Braçe.

“E keni bërë këtë parlament të mbrojë ligje që mbrojnë interesa personale, jemi në nivelin e kapjes së shtetit. Ligjet shkruhen në zyrat e bizneseve, për interesat e veçanta. Nëse do të ketë vjedhje me lezet, është kjo që i bëhet shqiptarëve me paketën që miratohet sot”, vijoi Tabaku.

Top Channel