Juventus vijon me paraqitjet pozitive në Europa League. Zonja e Vjetër mposhti në raundin e pestë Omonia Nicosia duke e mundur me rezultatin 4-1 dhe tani e sheh veten në vendin e dytë të klasifikimit me 13 pikë duke bërë edhe një hap drejt kualifikimit

Ndeshja nisi shumë keq për Juventusin që e pa veten në disavantazh që në minutën e 16, kur Omonia shënoi me Satka që shfrytëzoi një dalje të gabuar të Netos. Megjithate skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti diti të reagojë dhe në minutën e 37 barazoi shifrat me golin e Cambiasos, ndërsa në të 43, bardhezinjtë realizuan përmbysjen në rezultat duke marrë avantazhin 2-1 me golin e Ekhator.

Në fillimin e pjesës së dytë, Juventusi pati mundësinë për të shënuar golin e tretë me Conceiçao që nuk mundi dot të dërgojë në rrjetë një top të kthyer nga Kaminski pas gjuajtjes së Cambiasos. Më pas ishte Boga që tentoi por gjuajtja e tij u përplas me rrjetën e jashtme.

Bardhezinjtë vijuan me përpjekjet e tyre për të shënuar sërish në portën e Omonias, dhe në fakt e gjetën në minutën e 68 me Françisco Conceiçao për të çuar shifrat 3-1. Por bardhezinjtë nuk e lanë me kaq dhe shënuan edhe golin e katërt, këtë radhë me Jeremy Boga për të fiksuar fitoren 4-1 me Juventusin që mori 3 pikë të tjera shumë të rëndësishme.

Top Channel