Kryesore

Erl Murati: Opozita është vonuar për zgjedhjet lokale, duhet një kandidat i përbashkët për Tiranën

22:54 - 26.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti Erl Murati ka komentuar situatën në opozitë dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, duke theksuar se partitë opozitare duhet të bashkohen për të dalë me një kandidat të përbashkët për Bashkinë e Tiranës dhe bashkitë e tjera në vend.

Në emisionin “Prime News24”, Murati u shpreh se deri më tani nuk është vërejtur asnjë vullnet konkret politik nga partitë opozitare, parlamentare dhe joparlamentare, për të arritur një marrëveshje dhe për të ndërtuar një përfaqësim të përbashkët elektoral.

Sipas tij, protestat nuk kanë arritur të prodhojnë një subjekt politik që mund të ulet në kushte të barabarta me partitë ekzistuese në procesin e zgjedhjes së një kandidati.

Analisti theksoi se zgjidhja ideale do të ishte që e gjithë opozita të mbështeste një kandidat të vetëm, ndërsa shtoi se pavarësisht emrave që janë përmendur deri më tani, nuk shihen përpjekje konkrete për arritjen e një dakordësie politike.

“Që të kemi një kandidat të përbashkët duhet një bashkim. Bashkim politik për të prodhuar një kandidat për Bashkinë e Tiranës dhe për bashkitë e tjera. Ne nuk kemi parë asnjë vullnet politik nga ana e opozitës për t’u përfaqësuar. Protesta në vetvete nuk ka prodhuar një parti dhe në vetvete e ka të pamundur të ulet në kushte të barabarta. Pra ideale do ishte që gjithë opozita të ketë një kandidat të përbashkët. Janë lakuar disa, dhe besoj se do të duhej të kishin një kandidat të unifikuar, por nuk shoh përpjekje konkrete. Opozita është vonuar në këtë pikë, ndërsa PS ka luksin ka nxjerrë pak më vonë”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.