‘Në PS të gjithë votojnë në ‘rresht’/ Spiropali akuza Ramës: Republika Parlamentare është cenuar

‘Në PS të gjithë votojnë në ‘rresht’/ Spiropali akuza Ramës: Republika Parlamentare është cenuar

23:06, 26/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e përjashtuar nga PS, Elisa Spiropali, u shpreh se Republika Parlamentare në Shqipëri është cenuar.

E ftuar në Opinion, duke folur për situatën në Kuvend, Spiropali u shpreh se mekanizmat e kontrollit parlamentar nuk funksionojnë siç duhet.

Ajo kritikoi gjithashtu mënyrën se si funksionon Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, duke theksuar se deputetët votojnë në “rresht” dhe se çdo votim kundër linjës së grupit konsiderohet si akt tradhtie.

Spiropali: Mekanizmat e kontrollit të Parlamentit janë të ndryshkur. Republika Parlamentare është e cenuar tërësisht në thelbin e vet dhe këtë duhet ta themi. Nuk funksionon.

Ne ende votojmë në rresht në Grupin Parlamentar dhe konsiderohet akt tradhtie çdo votim kundër. Këta bëjnë të gjithë sikur janë bajlozë. Dola nga dera, sepse ngrita zërin. Kam folur brenda aty për këto probleme, jo me ndërkombëtarët, por me Edi Ramën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco