Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë dhe kishte nisur rreth orës 10:00 të mëngjesit.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka njoftuar se shkak për problemet në rrjet janë bërë dëmtimet e linjave elektrike si pasojë e motit të keq, ndërsa ekipet e punës kanë ndërhyrë në terren dhe kanë arritur të rikthejnë furnizimin në disa prej zonave të prekura.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të operatorit, puna nuk ka përfunduar ende, pasi grupet e ndërhyrjes vijojnë riparimet në pjesët e tjera të rrjetit për të rikthyer normalitetin e plotë të furnizimit me energji elektrike.




