Paketa fiskale, Kuvendi miraton me 77 vota përjashtimin nga tatimi mbi fitimin për hotelet me status special 27/11 00:07
Kuvendi i Shqipërisë ka nderuar me një minutë heshtje kujtimin e kirurgut të njohur dhe ish-deputetit socialist, Ylli Ziçishti, i cili u nda nga jeta këtë të enjte, në moshën 76-vjeçare.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ftoi deputetët e pranishëm në seancën plenare të nderonin kujtimin e ish-parlamentarit.
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje”, u shpreh Peleshi.
Kërkesa për mbajtjen e një minute heshtjeje në nderim të Ziçishtit ishte paraqitur më herët gjatë seancës nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Top Channel