Deputetët e PS-së kanë miratuar propozimin e deputetes së tyre Çakërri për përjashtimin nga tatimi mbi fitimin të gjitha investimet me status special në hotelet më 4 dhe 5 yje.
Sipas ligjit, përjashtohen për 10 vite nga tatimi mbi të ardhurat korporative i entiteteve që operojnë në struktura akomoduese, hotele restorte me 4-5 yje me status special që zotërojnë marka ndërkombëtar. Përjashtimi zbatohet për strukturat që marrin status special deri në dhjetor 2029.
Deputetja e PD-së Tabaku e kundërshtoi ashpër votën e PS-së, duke thënë se nuk ishte bërë transparent. Ajo e cilësoi amendamentin një nga ato ‘ligje special të qepura për klientët e pushtetit’.
“Ka një muaj që diskutohet buxheti në Parlament, por kemi një amendament këtu që hiqni taksat për investimet strategjike për 10 vite, që janë hotele me 5 yje? Kjo është qeveria e Pakicës. Kjo është qeveria e pakicës që merr vendime vetëm për klientët e tyre. Këto janë ato ndryshime që përmenden edhe në progresraport si ndryshime pa transparencë. Këto janë ligjet speciale të qepura për klientët e pushtet.
Ndërkohë, që i kanë premtuar KE që ligji iinvestimeve strategjike do të shfuqizohet. Kanë që në 2018 që i shtyjën favoret këtyre. Buxheti që diskutihet natën pa transpatencë. Me një amendim që nuk është publikuar, përdoren deputetët për ligje që favorizojnë interesa të veçanta”, tha Tabaku.