Harroi karrocerinë të ngritur, kamioni përplaset dhe dëmton rëndë urën historike në Argjentinë (VIDEO)
Një kamion që lëvizte me karrocerinë e ngritur është përplasur duke dëmtuar rëndë një urë historike në qytetin Pigue të Argjentinës. Ngjarja është regjistruar në një video nga drejtuesi i një automjeti që po kalonte pranë, ndërsa pamjet janë shpërndarë më pas në rrjetet sociale.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës, më 24 nëntor, në kilometrin e 132-të të autostradës kombëtare 33, në zonën Saavedra, në provincën e Buenos Airesit.
Në pamjet filmike shihet kamioni që i afrohet urës me karrocerinë e ngritur në pozicion vertikal. Drejtuesi duket se nuk e kupton se mjeti ka tejkaluar lartësinë e lejuar dhe vijon lëvizjen, derisa karroceria përplaset me trarët metalikë të pjesës së sipërme të urës. Goditja shkakton dëme të konsiderueshme në strukturë dhe bllokon kamionin.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk pati persona të lënduar, por qarkullimi në këtë segment të rrugës u ndërpre në të dyja drejtimet.
De no creer. Un camionero circulaba a toda velocidad con la batea levantada y se llevó puesto el techo del histórico puente de Ruta 33 en Pigüe. Todo cortado. Vialidad evalúa los daños. https://t.co/1Fqa4xitzR
— Germán Sasso (@SassoGerman) November 25, 2026
Harroi të çaktivizonte sistemin hidraulik, kamioni përshkoi deri në 1 kilometër me karrocerinë e ngritur
Sipas vlerësimeve paraprake, drejtuesi i kamionit kishte ndaluar pak më herët në një pikë karburanti për të kryer disa ndërhyrje në sistemin e karrocerisë dhe për të rregulluar mbulesën e saj.
Koordinatori i Mbrojtjes Civile në Pigue, Javier Porta, shpjegoi se shoferi dyshohet se kishte harruar të shkëpuste mekanizmin që aktivizon pompën hidraulike. Si pasojë, kur ndezi sërish kamionin, sistemi hidraulik u vu në punë dhe karroceria nisi të ngrihej ndërsa mjeti ishte në lëvizje.
Shoferi, i identifikuar si Daniel Gonzalez, nga qyteti Bahia Blanca, dyshohet se nuk e kishte vënë re se çfarë po ndodhte. Sipas Portës, ai kishte përshkuar rreth 800 deri në 1 000 metra me karrocerinë e ngritur përpara se të përplasej me urën.
“Nuk e kuptova”, mësohet të ketë thënë shoferi pas aksidentit, sipas deklaratave të përgjegjësit të Mbrojtjes Civile.
Nga përplasja u dëmtua dhe u thye një pjesë e trarit të sipërm të urës. Autoritetet po vlerësojnë shkallën e dëmeve dhe qëndrueshmërinë strukturore të saj.
Pas aksidentit, qarkullimi në autostradën kombëtare 33 u ndërpre në të dyja drejtimet dhe u vendosën devijime përmes rrugëve alternative. Në vendngjarje ndodhen efektivë të policisë rrugore, përfaqësues të Mbrojtjes Civile dhe punonjës të shërbimeve përgjegjëse për infrastrukturën rrugore.
Rihapja e rrugës do të varet nga rezultatet e ekspertizës teknike dhe ndërhyrjet që mund të nevojiten për riparimin e urës.
E kapi gruan me dy burra në shtëpi, biznesmeni turk gjendet i vrarë me duart e lidhura
Opozita izraelite bashkon forcat për të larguar Netanyahun, arrihet marrëveshja për ndarjen e ministrive
Erdogan do të kandidojë përsëri për president të Turqisë
- 00:59 Deputeti i PD: Marrim 3 milionë euro në vit dieta, të ulim shpenzimet dhe pagesat nga Kuvendi
- 00:29 Debate në Kuvend për votimin e Buxhetit 2027 dhe Paketë Fiskale
- 00:28 Buxheti 2027, Kuvendi rrëzon propozimin e PD për minimumin jetik 200 euro
- 00:12 Paketa fiskale 2027, Kuvendi heq ujin e ambalazhuar nga lista me TVSH 6%, rrëzon propozimet e PD
- 00:10 Çfarë parashikon buxheti 2027 për familjet, pensionistët, pagat, shëndetësinë dhe investimet
- 00:07 Kuvendi miraton 10 vite përjashtim nga tatimi mbi fitimin për hotelet me 4 dhe 5 yje