Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Florim Shala, banues në Pejë të Kosovës, i cili ishte shpallur në kërkim për veprimtari të paligjshme në fushën e trafikimit të emigrantëve.
Sipas njoftimit zyrtar, 40-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, ndaj tij kanë nisur procedurat ligjore për ekzekutimin e vendimit penal të gjykatës, ndërsa strukturat policore bëjnë me dije se vijojnë kontrollet intensive për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.



























