Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka kërkuar mazhorancës të heqë nga rendi i ditës së Kuvendit dekretin e Këshillit të Ministrave për ndëshkimin e dhunës në protesta, duke pretenduar se ai nuk mund të votohet pasi, sipas tij, Gjykata Kushtetuese e ka bërë të pavotueshëm.
Gjatë deklaratës së tij, Berisha e cilësoi aktin të pavotueshëm dhe kërkoi që të mos përfshihet në procedurat parlamentare
Kreu i PD-së u ndal edhe te ndërhyrjet në trotuaret e Tiranës, duke akuzuar qeverinë se po provokon protestuesit dhe po krijon kushte për përshkallëzimin e situatës.
Berisha kërkoi ndalimin e menjëhershëm të ndërhyrjeve në trotuare, duke paralajmëruar se veprime të tilla, sipas tij, synojnë të nxisin dhunë gjatë protestave.
“Çfarë qeniesh jeni ju? Po të paktën të keni kurajon, se keni një përgjegjësi. Përgjegjësia juaj është se e mbështesni. Se e mbështesni apo jo? Ndaj edhe turpi, dekreti është i turpshëm, nuk mund të votohet dekreti, nuk mund të votohet, sepse Gjykata Kushtetuese e ka bërë të pavotueshëm në parlament. Absolutisht! Nuk votohet një dekret i ndryshuar i Këshillit të Ministrave. Prandaj hiqe nga rendi i ditës edhe ndaloni urgjentisht ngritjen e trotuarëve. Mos prekni trotuarët. Do të shpëtoni kokat tuaja duke shkatërruar trotuaret? Jo, nuk është kjo rrug”,- tha Berisha



























