Kuvendi miraton me shumicë votash aktet normative të paketës antidhunë, pavarësisht pezullimit të gjobave nga Kushtetuesja, debate të forta mes PS dhe opozitës Pas më shumë se 14 orësh diskutimesh dhe përplasjesh mes opozitës dhe mazhorancës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin për donacionet dhe sponsorizimet.
Projektligji mori 81 vota pro dhe 0 kundër, duke siguruar shumicën e nevojshme për miratimin e tij.
Seanca parlamentare u shoqërua me debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe përfaqësuesve të mazhorancës, të cilët patën përplasje gjatë diskutimit të projektligjit dhe qëndrimeve për të.
Në përfundim të diskutimeve maratonë, mazhoranca siguroi votat për miratimin e ligjit, ndërsa opozita votoi kundër tij.
Sipas propozimit, bizneset që paguajnë tatim mbi fitimin do të mund të zbresin drejtpërdrejt nga detyrimi tatimor shumën e sponsorizuar, deri në 30% të tatimit mbi fitimin të vitit paraardhës. Skema synon të kanalizojë më shumë fonde private drejt sportit, artit dhe kulturës, duke krijuar një alternativë financimi përtej buxhetit të shtetit.
Projektligji parashikon gjithashtu zgjerimin e fushave që mund të përfitojnë nga donacionet dhe sponsorizimet, duke përfshirë arsimin, kërkimin shkencor, shëndetësinë, mbrojtjen e mjedisit, trashëgiminë kulturore, ndihmën humanitare dhe zhvillimin social.
Një tjetër risi e parashikuar është krijimi i një regjistri elektronik kombëtar për regjistrimin dhe monitorimin e donacioneve dhe sponsorizimeve. Gjithashtu, parashikohen rregulla për dokumentimin e kontratave, transparencën e fondeve, ndalimin e kontributeve anonime dhe kryerjen e pagesave përmes sistemit bankar.
Gjatë diskutimeve, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, argumentoi se sporti shqiptar ka nevojë për një mekanizëm të ri financimi dhe se nuk mund të mbështetet vetëm te fondet e buxhetit të shtetit. Ndërsa deputeti Erion Braçe e cilësoi nismën si një instrument për formalizimin e ekonomisë së sportit dhe për vendosjen e rregullave në qarkullimin e parave në këtë sektor.
Nga ana tjetër, opozita ngriti pikëpyetje mbi mënyrën e hartimit të ligjit, përfshirjen e organizatave jofitimprurëse dhe efektet që do të ketë skema e re në sektorët përfitues.
Pas debateve dhe diskutimeve maratonë, mazhoranca siguroi votat e nevojshme për miratimin e projektligjit, i cili zëvendëson kuadrin ligjor të mëparshëm për sponsorizimet, të miratuar në vitin 1994.
Top Channel