Me golat e Junior Olaitan dhe kapitenit Orkun Kokçu, Beshiktashi ka fituar 2:1 ndaj Hapoel Beer Shevas në ndeshjen që u përcoll me tensione e ndërprerje.
Ballafaqimi i xhiros së pestë të Ligës së Evropës u zhvillua në Batumi të Gjeorgjisë.
Autoritetet turke kishin njoftuar UEFA-n se kjo ndeshje nuk mund të zhvillohet në Stamboll për çështje sigurie.
Në Batumi, ishin tifozët e skuadrës turke që nuk kishin siguri. Ata u sulmuan nga sigurimi gjeorgjian në stadium. Gjithçka nisi pas një flamuri të Palestinës të ngritur nga tifozët e Beshiktashit.
Më pas situata eskaloi. Zyrtarët e sigurimit gjeorgjian sulmuan tifozët turq, të cilët u kundërpërgjigjën. Ka pasur disa tifozë të ndaluar nga autoritetet e sigurisë gjeorgjiane e shumë tifozë tjerë turq mbetën të lënduar.
Ndeshja u ndërpre për afro 30 minuta. Tensione pati edhe para se të niste ndeshja, ndërsa lojtarët e Beshiktashit nuk ua dhanë dorën lojtarëve të skuadrës izraelite.
Pjesë e ekipit të Beshiktashit është edhe Milot Rashica, por ai nuk është i regjistruar për ndeshje në garën evropiane.
Javon East e shënoi golin e vetëm për Hapoelin.
Tensione mes lojtarëve pati edhe në fundin e ballafaqimit.
Beshiktashi i ka 10 pikë në pesë ndeshje. Ekipi izraelit është në vendin e 35-të, i parafundit, me vetëm një pikë.
Ndërpritet ndeshja Beshiktash – Hapoel Beer Sheva
Ndeshja e xhiros së pestë e Ligës së Evropës mes Beshiktashit të Turqisë dhe Hapoel Beer Shevas së Izraelit, është ndërprerë në minutën e 25-të.
Policia ka intervenuar ndaj tifozëve të Beshiktashit, në pjesën e stadiumit ku ata ishin të vendosur pas portës.
Mediumet turke kanë raportuar se forcat e sigurisë gjeorgjiane, kanë ushtruar dhunë ndaj tifozëve të Beshiktashit. Më pas ka pasur përleshje të shumta.
Ky ballafaqim është vendosur të luhet në stadiumin “Batumi Arena”, në Batumi të Gjeorgjisë.
Aktualisht, lojtarët dhe gjyqtarët kanë hyrë në dhomat e zhveshjes.
Lojtarët e Beshiktashit janë munduar që ta qetësojnë turmën e tifozëve ku ishin të vendosur. Një tifoz është parë duke u dërguar në spital me ambulancë.
Para fillimit të ndeshjes, lojtarët e Beshiktashit kanë refuzuar t’ua japin dorën futbollistëve të ksuadrës izraelite.
Edhe tifozët e skuadrës së Beshiktashit kanë shfaqur në tribuna banerë në përkrahje të Palestinës.
Ndeshja më pas vazhdoi me disa minuta vonesë.
Cila ishte kronologjia që çoi në ndërprerjen e ndeshjes Beshiktash – Hapoel Beer Sheva?
- Policia gjeorgjiane përdori forcë ndaj tifozëve të Beshiktashit që ngritën lartë një flamur të Palestinës.
- Tifozët e skuadrës turke janë rrahur jashtë stadiumit
- Lojtarët e Beshiktashit nuk ua dhanë dorën lojtarëve të ekipit izraelit para ndeshjes.
- Kapiteni Orkun Kokçu nuk ia dha dorën kapitenit të skuadrës kundërshtare dhe nuk kishte fotografi të përbashkët.
- Një numër i madh i tifozëve të Beshiktashit janë arrestuar.
- Ndeshja është ndërprerë në minutën e 26-të për shkak të incidenteve në tribuna.
- Gjyqtari i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes.
Beşiktaş taraftarına saldıran Gürcü polisi, taraftarlarımızın sert yanıtı sonrası biber gazı sıkarak geri kaçmak zorunda kaldı. https://t.co/edYk8NXyCj
— Aykırı (@aykiri) November 26, 2026
Beshiktashi reagon për incidentin në Gjerogji, përmend Erdoganin
Ndeshja midis Beshiktashit dhe Hapoel Beer Sheva u ndërpre në minutën e 25-të për shkak të ndërhyrjes së policisë gjeorgjiane. Disa tifozë të Beshiktashit u dërguan në spital me ambulancë. Pas një pushimi prej rreth 30 minutash, lojtarët u kthyen në fushë. Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një takim me presidentin e Beshiktashit, Serdal Adali.
Beshiktashi ka kundërshtuar ashpër reagimin e zytarëve policor për mënyrën se si u sollën me tifozët e tyre.
“Shprehim mirënjohjen tonë për Presidentin tonë, Serdal Adali, i cili u takua me ne dhe e ndoqi nga afër të gjithë procesin, si dhe për Presidentin Recep Tayyip Erdogan, i cili shprehu ngushëllimet e tij për komunitetin dhe tifozët tanë. Gjithashtu, falënderojmë klubet tona të nderuara që treguan solidaritet me ne dhe shprehën ngushëllimet e tyre për klubin dhe tifozët tanë lidhur me incidentet e pakëndshme në Gjeorgji”, shkruan ndër të tjera në reagimin e Beshiktashit.
Trabzonspori po ashtu ka lëshuar një deklaratë në lidhje me incidentet që ndodhën gjatë ndeshjes në Gjeorgji.
“Ne nuk pranojmë që ekipet turke të privohen nga e drejta për të luajtur ndeshjet e tyre në shtëpi kundër ekipeve pushtuese izraelite në vendin e tyre dhe para tifozëve të tyre. Nuk i gjejmë të sakta standardet e dyfishta të UEFA-s për këtë çështje. Për më tepër, ne dënojmë fuqimisht ndërhyrjen joproporcionale të forcave të sigurisë kundër tifozëve të Beshiktash në Gjeorgji këtë mbrëmje. Të qëndrojmë së bashku dhe të veprojmë kolektivisht kundër padrejtësive të drejtuara ndaj futbollit turk dhe tifozëve tanë është përgjegjësia jonë më themelore. Si Trabzonspor, ne deklarojmë mbështetjen tonë për komunitetin e Beshiktash dhe tifozët e Beshiktash që u trajtuan padrejtësisht këtë mbrëmje, dhe u shprehim urimet tona më të mira tifozëve që u plagosën dhe u shtruan në spital si rezultat i incidenteve”, shkruan Trabzonspori.