Policia e Kosovës, saktësisht njësiti i hetimeve i stacionit policor në Fushë-Kosovë, ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.
Policia ka thënë se të arrestuarit dyshohen se kanë vjedhur në lokale afariste, përfshirë fabrika dhe depo, e kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale e financiare. Sipas deklarimeve të viktimave, vlera e dëmit të shkaktuar arrin deri 200 mijë euro.
Policia ka bërë se me urdhëresë të gjykatës kompetente janë kryer kontrolle në pesë lokacione të ndryshme, ndërsa janë sekuestruar një armë zjarri, telefona celularë dhe prova materiale që ndërlidhen me rastet nën hetim.
“Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që po kryhen veprimet e mëtejme hetimore dhe procedurale në koordinim me Prokurorinë kompetente. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe mbrojtjen e pronës së qytetarëve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se është paraqitur nga prokurori i shtetit kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
-
Tre persona arrestohen për vjedhje në Fushë-Kosovë, dy dërgohen në mbajtje
-
Tre të arrestuar që mashtronin të huajt me investime të rreme, sekuestrohen pasuri mbi 1 milion euro
-
3 të arrestuar për 8 vjedhje në Fushë-Kosovë, arin e vjedhur e shisnin në një argjendari në “Dardani”
-
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për rreth 14 raste të vjedhjeve të rënda
-
Arrestohet një i dyshuar për fajde dhe detyrim