Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi ndan 62 mijë euro për komisionin hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Kuvendi ndan 62 mijë euro për komisionin hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Foto: Driton Paçarada

Kuvendi ka ndarë 62 mijë euro për punën e komisionit hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.

Vendimi mori mbështetjen e 67 deputetëve.

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare, është vrarë më 25 tetor dhe si i dyshuar për vrasje është ish-kunati i saj, Albert Sylaj.

Ndërkaq, ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, pak orë para vrasjes është ndaluar nga organet e rendit, pasi Zekaj e kishte denoncuar për mosrespektim të urdhrit mbrojtës.

Me t’u kthyer në shtëpi, Zekaj u vra me sëpatë në shtëpinë e saj.

Për rastin janë arrestuar edhe katër persona të tjerë pos Albert Sylajt.

Edhe U caktohet nga një muaj paraburgim katër të arrestuarve në rastin e Arlinda Zekajt Kronikë U caktohet nga një muaj paraburgim katër të arrestuarve në rastin e Arlinda Zekajt

Ka pasur zinxhir suspendimesh në Polici e dorëheqje ka dhënë edhe drejtori i përgjithshëm.

Me protesta është kërkuar edhe përgjegjësi politike, por ministrat kanë refuzuar të japin dorëheqje.

Lexo përditësimet tjera
seance

Kuvendi: 62 mijë euro për komisionin hetimor për vrasjen e Zekajt - shkarkohen 4 anëtarë të KPMSHC-së

Top of FormBottom of Form