Irani mohon sulmin me dronë në Kuvajt ku u vranë dy italianë: Nuk kemi kryer asnjë operacion ushtarak

27 Nëntor 2026 | 05:33

Irani ka mohuar përgjegjësinë për sulmin me dronë në një objekt ushtarak në Kuvajt, ku humbën jetën dy shtetas italianë. Autoritetet italiane dhe ato kuvajtiane ia kanë atribuuar sulmin Republikës Islamike të Iranit.

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Abolfazl Shekarchi, deklaroi se forcat e armatosura të vendit nuk kanë kryer asnjë operacion ushtarak apo sulm në këtë zonë.

“Republika Islamike nuk ka ndërmarrë asnjë operacion ushtarak apo sulm në këtë rajon”, u shpreh ai, duke hedhur poshtë akuzat për përfshirjen e Teheranit në ngjarje.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit njoftoi se katër punonjës ishin plagosur nga mbetjet e dronëve, pas një sulmi që, sipas autoriteteve kuvajtiane, ishte kryer nga Irani.

Në deklaratën e saj, ministria bëri të ditur se sulmi kishte shënjestruar një objekt me rëndësi jetike dhe se, pas interceptimit të dronëve, rënia e mbetjeve të tyre kishte shkaktuar plagosjen e katër personave, si dhe dëme materiale.

Ndërkohë, sipas autoriteteve italiane, nga sulmi humbën jetën dy teknikë italianë, të moshës 65 dhe 36 vjeç, të punësuar pranë kompanisë Rheinmetall Italia. Ata punonin në instalimet e mbrojtjes kundërajrore të Kuvajtit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime diplomatike, ndërsa Irani vijon të mohojë çdo përfshirje në sulmin që u mori jetën dy shtetasve italianë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtatzëna e dënuar me 6 vite burg arratiset me makinën e policisë

Një 26-vjeçare shtatzënë, e cila vuante dënimin në një burg në shtetin e Nju Meksikos, në SHBA, është arratisur pasi ka marrë nën kontroll automjetin...
03:28 | 27/11/2026

Sulmi me dronë iranianë në Kuvajt, humbin jetën dy italianë

Dy shtetas italianë kanë humbur jetën pas një sulmi me dronë iranianë në Kuvajt, ku u shënjestrua një instalim ushtarak i rëndësishëm për mbrojtjen ajrore...
02:01 | 27/11/2026

Harroi karrocerinë të ngritur, kamioni përplaset dhe dëmton rëndë urën historike në Argjentinë (VIDEO)

Një kamion që lëvizte me karrocerinë e ngritur është përplasur duke dëmtuar rëndë një urë historike në qytetin Pigue të Argjentinës. Ngjarja është regjistruar në...
01:15 | 27/11/2026