Shqipëria të premten do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se reshjet e shiut priten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në zonën jugore reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.


Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët priten të jenë prezentë të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në jug reshje shiu me intensitet mesatar e hera-herës deri të lartë në formën e rrebesheve afatshkurtra.

Në lartësinë mbi 1100 metra në veri-verilindje reshje bore me intensitet të ulët.

Era me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut 7m/s, ndërsa përgjatë bregdetit deri 15m/s.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/