Kuvendi miraton ligjin për donacionet dhe sponsorizimet, 81 vota pro

27 Nëntor 2026 | 07:34

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 81 vota pro dhe asnjë kundër projektligjin për donacionet dhe sponsorizimet, pas një seance maratonë të shoqëruar me debate dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.

Ligji i ri synon të nxisë financimin privat përmes sponsorizimeve, duke u dhënë bizneseve që paguajnë tatim mbi fitimin mundësinë të zbresin nga detyrimi tatimor shumat e sponsorizuara, deri në 30% të tatimit mbi fitimin të vitit paraardhës.

Skema parashikon mbështetjen jo vetëm të sportit, artit dhe kulturës, por edhe të arsimit, kërkimit shkencor, shëndetësisë, mbrojtjes së mjedisit dhe trashëgimisë kulturore.

Një tjetër risi është krijimi i një regjistri elektronik kombëtar për monitorimin e donacioneve dhe sponsorizimeve, me synim rritjen e transparencës dhe kontrollin e lëvizjes së fondeve. Ligji parashikon gjithashtu ndalimin e kontributeve anonime dhe dokumentimin e pagesave përmes sistemit bankar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi miraton aktin për protestat, 79 vota pro edhe për gjobën 5 mijë lekë që pezulloi Kushtetuesja

Kuvendi ka miratuar me 79 vota pro aktin normativ për tubimet, përfshirë edhe dispozitën që parashikon gjobë prej 5 mijë lekësh për bllokimin e rrugëve...
07:32 | 27/11/2026

Kuvendi rrëzon me 80 vota amendamentin e PD-së për pagën e 13-të të mësuesve

Kuvendi ka rrëzuar me 80 vota kundër amendamentin e propozuar nga Partia Demokratike për dhënien e pagës së 13-të për mësuesit e arsimit parauniversitar. Propozimi...
07:29 | 27/11/2026

Paketa fiskale kalon në Kuvend! TVSH-ja zbret në 6% për 54 produkte, por rriten taksat për bizneset dhe automjetet

Kuvendi i Shqipërisë i ka dhënë dritën jeshile paketës së re fiskale, e cila sjell ndryshime në taksimin e produkteve ushqimore, pagave, dividendit dhe automjeteve....
07:25 | 27/11/2026