Kuvendi miraton Buxhetin 2027 me 80 vota pro, kalon edhe paketa fiskale!

Në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Buxhetin e vitit 2027 me një vlerë 10 miliard euro. Buxheti mori 80 vota pro, 22 kundër dhe asnjë abstenim. Në votim rezultojnë edhe 33 deputetë të pranishëm që nuk kanë votuar.

Gjatë së njëjtës seancë plenare, Kuvendi miratoi edhe pesë ligjet që përbëjnë paketën fiskale, e cila sjell ndryshime në sistemin e taksave, përfshirë uljen në 6% të TVSH-së për 54 produkte ushqimore dhe higjienike.

Të lidhura

None found

Miratimi i paketës fiskale u shoqërua me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetët e opozitës votuan kundër, duke e cilësuar paketën si të pamëshirshme, ndërsa mazhoranca rrëzoi të gjitha amendamentet e paraqitura prej tyre.

Gjatë seancës maratonë, mazhoranca mbrojti buxhetin duke argumentuar se ai garanton më shumë investime publike, mbështetje për pensionistët dhe politika sociale.

Ndërsa opozita e kundërshtoi, duke kërkuar vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh në muaj dhe më shumë mbështetje për shtresat në nevojë.

Debate pati edhe për paketën fiskale, e cila parashikon uljen e TVSH-së në 6% për 54 produkte ushqimore dhe higjienike.

Opozita kërkoi zgjerimin e lehtësive fiskale, përfshirë ujin dhe energjinë elektrike, por amendamentet e saj u rrëzuan nga mazhoranca.


Shtuar më 27.11.2026 07:56

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusugrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetdeneme bonusuTürk İfşajojobetjojobetmatbetbahis siteleribahis sitelericasino sitelerijojobetSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisbahis siteleriblack jack insurancejojobet girişjojobet girişcasibomcasipopcasibom girişcasipop girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbet