Cannavaro zbulon: “Van Dijk më ka thënë se do t’i pëlqente të luante në Itali”. Përmend edhe një skuadër

27 Nëntor 2026
7:53
Alfred Lleshi
back button

Fabio Cannavaro ka zbuluar një prapaskenë rreth së ardhmes së Virgil Van Dijk, mbrojtësit të Liverpool-it, kontrata e të cilit përfundon më 30 qershor. Emri i holandezit është lidhur vazhdimisht me një kalim të mundshëm në Serie A, veçanërisht te Milani.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-fituesi i “Topit të Artë” tregoi se kishte biseduar me Van Dijk gjatë Botërorit: “Flitet për Milanin dhe Van Dijk? E takova në Botëror dhe më tha se do t’i pëlqente të provonte një eksperiencë në Itali. Kjo ide e tërheq shumë”.

Cannavaro shtoi: “Do të ishte bukur ta shihnim Van Dijk te Milani. Ai kombinon prej vitesh fuqinë fizike me shpejtësinë e jashtëzakonshme”.

Më pas, Cannavaro solli në vëmendje një batutë të famshme të Paolo Maldinit: “Një herë, një trajner i tha Maldinit: ‘Kthehesh keq’. Ai iu përgjigj: ‘Mister, mjafton të arrij topin’. Edhe për mua ishte kështu. Kur je shumë i shpejtë, mund t’ia lejosh vetes një gabim teknik. Problemi nis kur të mungon kjo shpejtësi”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit