Përplasje mes tifozëve të Beshiktashit dhe policisë në Gjeorgji, ndërpritet për 30 minuta ndeshja e Europa League

27 Nëntor 2026 | 08:14

Përleshje të ashpra shpërthyen të enjten mbrëma mes tifozëve të klubit turk Besiktas dhe forcave të policisë në qytetin bregdetar të Batumit, gjatë ndeshjes së vlefshme për Europa League kundër ekipit izraelit Hapoel Beer-Sheva.

Sipas pamjeve të publikuara nga stadiumi, tensionet nisën në momentin kur mbështetësit e Besiktasit shpalosën në tribuna një banderolë pro-palestineze. Si pasojë e kaosit të krijuar në shkallët e stadiumit, arbitri u detyrua ta ndërpresë lojën në minutën e 25-të. Ndeshja rifilloi vetëm pas 30 minutash, pasi situata u vu disi nën kontroll.

Pas përfundimit të takimit, Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë njoftoi se 16 persona janë arrestuar në lidhje me incidentet, ndërsa tre efektivë policie kanë mbetur të plagosur. Autoritetet gjeorgjiane akuzuan tifozët turq për dhunë, duke deklaruar se ata kanë qëlluar me karrige në drejtim të forcave të rendit.

Nga ana tjetër, klubi i Besiktasit reagoi ashpër ndaj autoriteteve vendase, duke pretenduar se ishte policia ajo që përdori forcë të pajustifikuar ndaj tifozëve menjëherë pas shfaqjes së banderolës. Për këtë arsye, klubi turk bëri të ditur se ka paraqitur një ankesë zyrtare pranë UEFA-s. Megjithatë, pala gjeorgjiane i ka mohuar kategorikisht akuzat e ngritura nga Besiktasi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky kritikon ashpër Trumpin: Vonesat me armatime po na kushtojnë jetë! Putini është vrasës, nuk mund të jetë mik

Presidenti Volodymyr Zelensky ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Ukrainës në një intervistë për BBC-në. Ai ka...
08:14 | 27/11/2026

Krisje në aleancën Putin-Kim? Inteligjenca ukrainase: Pheniani ka pezulluar dërgesat e raketave drejt Rusisë

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Koresë së Veriut duket se po përballen me fërkimet e para serioze, pavarësisht bashkëpunimit të ngushtë ushtarak që dy vendet kanë...
07:52 | 27/11/2026

Trump ironizon Ditën e Falenderimeve demokratët: Faleminderit atyre që na sollën të majtën radikale

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shfrytëzuar Ditën e Falënderimeve për të përcjellë një mesazh të mbushur me akuza ndaj kundërshtarëve politikë, emigrantëve dhe institucioneve federale....
07:49 | 27/11/2026