Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se ngacmoi vazhdimisht ish-bashkëshorten dhe shkeli urdhrin mbrojtës

Një person është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin për ngacmim të vazhdueshëm ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe mosrespektim të urdhrit mbrojtës.
Rasti ka ndodhur më 26 nëntor 2026, rreth orës 15:00, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka ngacmuar dhe shqetësuar vazhdimisht ish-bashkëshorten e tij.
Sipas raportit policor, i dyshuari nuk i është përmbajtur as distancës së përcaktuar me urdhrin mbrojtës.
Me vendim të prokurorit, pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
4 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate


































