Një grua ka raportuar se një person i kishte dërguar një mesazh ngacmues dhe një fotografi intim.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 23:30, në Prishtinë.


Tutje thuhet se i dyshuari është arrestuar nga ana e policisë dhe i është gjetur dhe konfiskuar një armë pa leje, një karikatorë dhe tre fishekë.

“Viktima femër kosovare, raporton se i dyshuari mashkull kosovar, i kishte dërguar një mesazh ngacmues dhe një fotografi intim. I dyshuari është arrestuar nga ana e policisë, në posedim të tij është gjetur dhe konfiskuar një armë pa leje, një karikator dhe tre fishekë”, thuhet në raport.

Ndërkaq siç thuhet në raport i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/