Pas 10 ditëve në spital, ndërron jetë 14-vjeçarja që u vetëhodh nga kati i gjashtë i pallatit në Astir

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.11.2026, 09:13

Një ngjarje e rëndë ka përfunduar me një humbje të dhimbshme. 14-vjeçarja Mishel Pelari (Ndokaj), e cila prej 10 ditësh luftonte për jetën në Spitalin e Traumës, ka ndërruar jetë më 25 nëntor.

E mitura ishte dërguar në spital pas ngjarjes së rëndë të regjistruar mbrëmjen e 16 nëntorit në zonën e Astirit, ku ishte vetëhedhur nga kati i gjashtë i një pallati. Pavarësisht kujdesit intensiv dhe përpjekjeve të vazhdueshme të mjekëve, plagët e marra rezultuan fatale.

Në ditët pas ngjarjes, familjarët dhe të afërmit e Mishelit iu drejtuan publikut përmes JOQ Albania, duke kërkuar ndihmë për dhurim gjaku me shpresën se 14-vjeçarja do të arrinte të rikuperohej.

Fatkeqësisht, shpresa për ta parë sërish pranë tyre u shua, duke lënë pas një dhimbje të madhe për familjen dhe njerëzit e saj të dashur.

JOQ Albania i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Pelari (Ndokaj) për këtë humbje të rëndë. U prehtë në paqe, Mishel!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit