Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, para ndeshjes që do të luajë sonte ndaj Nottingham Forest, ka zbuluar se ka biseduar me legjendën e klubit John Terry. Duket se trajneri do t’i kërkojë atij ndihmë për të rregulluar mbrojtjen e dobët të skuadrës londineze.
Chelsea ka pësuar 20 gola në 11 ndeshje dhe ka humbur tri nga katër ndeshjet e fundit. Terry u rikthye në klubin ku fitoi 15 trofe të rëndësishëm në vitin 2023 si trajner në akademi.
“Kemi folur për situatën pasi ai gjendet shpesh në Cobham,” tha Alonso, që më tej shtoi: “Ai punon me akademinë. Prania e John është gjithmonë e mirëpritur. Ai është pranë ekipit.”
Alonso pranon se do të jetë një “problem i madh” nëse Chelsea nuk përmirëson aspektin fizik. “Ky është standardi i Premier League, një aspekt i rëndësishëm për të cilin kemi folur dhe duhet të përmirësohemi ndjeshëm. Nëse nuk e bëjmë, nuk do të jemi në gjendje të kontrollojmë situatat kyçe në lojë.”
“Duhet të jemi më konkurrues në këtë drejtim, duke filluar nga sot e në vazhdim të sezonit. Përndryshe, do të kemi probleme. Është e qartë, tani na mbetet vetëm ta vëmë në zbatim“, deklaroi Alonso
“Pas humbjes me Leeds fola për një moment brishtësie, por kjo nuk do të thotë se ne jemi të brishtë. Duam të reagojmë dhe të tregojmë se jemi të aftë për shumë më tepër. Ky ka qenë fokusi kryesor dhe objektivi për sot. Presim një ndeshje të vështirë dhe duhet të jemi konkurrues“, tha trajneri i Chelsea.







