• Kontakt
Friday, November 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas pandemisë së Covid-19, qiratë e dyqaneve u rritën deri në 66%; Pritet shtrenjtim edhe në 2027

09:35 : 27/11/2026
në AKTUALITET, EKONOMI

Çmimet mesatare të qirave të dyqaneve në rrugët kryesore të Tiranës janë rritur me 5.5% krahasuar me 2024. Çmimet mesatare të qirave të dyqaneve për 2026 kanë arritur në 58 euro për metër katror në muaj.

Krahasuar me të njëjtën periudhë, rezulton se qiratë e dyqaneve në qendrat tregtare kanë mbetur të pandryshuara. Qiratë për këto njësi vijuan të qëndrojnë në nivelin e 70 eurove për metër katror.

Të dhënat për ecurinë e çmimeve janë publikuar nga agjencia ndërkombëtare e pasurive të paluajtshme “Colliers Albania” në raportin mbi vrojtimin e tregut për vitin 2026.

“Qiratë në qendrat tregtare kryesore janë të qëndrueshme, ndërsa ato në rrugët kryesore po rriten. Qiraja në qendrat tregtare kryesore ka mbetur në 70 euro/m² në muaj që prej vitit 2024, ndërsa qiratë në rrugët kryesore tregtare u rritën me 5.5%, në 58 euro/m² në muaj, nga 55 euro në vitin 2024.

Lexo edhe:

Gjysma e apartamenteve me qira në Tiranë janë më të shtrenjta se 660 euro/muaj

Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57 vjeçari në Maliq

Diferenca mes tyre po ngushtohet: aktualisht, qendrat tregtare kanë një avantazh prej 12 eurosh për metër katror ndaj dyqaneve në rrugët kryesore. Kjo tregon rritjen e kërkesës për dyqane në pozicione të favorshme në zonat qendrore të Tiranës”, analizohet në raport.

Pas pandemisë së Covid-19 qiratë e dyqaneve u rritën deri 66%

Gjatë 12 muajve të ardhshëm, oferta e kufizuar në qendrat tregtare pritet të mbështesë çmimet e qirave. Qendrat tregtare kryesore do të kenë mundësi të ruajnë fuqinë e tyre në përcaktimin e çmimeve, ndërsa qiratë në rrugët kryesore tregtare kanë ende hapësirë për rritje. Operatorët e sektorëve të modës dhe të tregtisë ushqimore pritet të konkurrojnë gjithnjë e më shumë për ambiente tregtare në pozicione të favorshme.

Pas pandemisë së Covid-19 qiratë për dyqane në qendra tregtare dhe rrugët kryesore të Tiranës u rritën nga 55 deri 65%.

Për vitin 2020 sipas të dhënave të “Colliers Albania” çmimet mesatare të dyqaneve në rrugët kryesore të Tiranës ishin në nivelin e 35 euro për metër katror në muaj. Për këto njësi çmimet mesatare në 2026 arritën në 58 euro për metër katror në muaj apo rreth 66% më shtrenjta sesa në pandeminë e Covid-19.

Në qendrat tregtare çmimet e qirave të dyqaneve nga 45 euro për metër katror që ishin në 2020 arritën në 70 euro në 2026. Rritja krahasuar me periudhën e pandemisë është me 55.5%.

Paralajmërohet rritje të qirave të dyqaneve edhe për 2027

Colliers Albania paralajmëron rritje të mëtejshme të çmimeve të qirave për dyqanet në rrugët kryesore të Tiranës gjatë 12 muajve të ardhshëm. Oferta e kufizuar në qendrat tregtare kryesore pritet të mbështesë nivelet aktuale të qirave, ndërsa konkurrenca për ambiente në pozicione të favorshme do të intensifikohet, veçanërisht mes operatorëve të sektorëve të modës dhe tregtisë ushqimore.

Ndërsa vakancat janë rritur, por mbeten në nivele të ulëta. Norma e sipërfaqeve të pa dhëna me qira arriti në 5.44%, nga 3.71% në vitin 2024. Ambientet e reja po kërkojnë më shumë kohë për t’u dhënë me qira, ndërsa qendrat tregtare kryesore vijojnë të jenë pothuajse plotësisht të zëna.

Colliers Albania vëren se gjatë dy viteve të fundit markat ndërkombëtare kanë shfaqur interes në rritje për ambiente tregtare të mëdha dhe cilësore në zonat qendrore të Tiranës. Megjithatë, mungesa e hapësirave të përshtatshme ka vonuar hyrjen e disa prej tyre në treg, ndërsa një pjesë vijojnë të kërkojnë ambiente për t’u vendosur./ Monitor

Etiketa: dyqaneqera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjysma e apartamenteve me qira në Tiranë janë më të shtrenjta se 660 euro/muaj

08:56 : 26/11/2026
AKTUALITET

Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57 vjeçari në Maliq

09:47 : 29/09/2026
AKTUALITET

Tirana mes tregjeve më të shtrenjta, qiratë e zyrave në kulla arrijnë deri në 40 euro/m²

08:11 : 30/07/2026
AKTUALITET

Ligji i ri për pronat, përgjysmohet taksa për shtëpinë e parë

20:12 : 17/06/2026
AKTUALITET

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

15:16 : 03/06/2026
AKTUALITET

Kriza e qirave në Shqipëri, BSH: Mungojnë apartamentet afatgjata

20:24 : 24/05/2026

TË GJITHA

Pas pandemisë së Covid-19, qiratë e dyqaneve u rritën deri në 66%; Pritet shtrenjtim edhe në 2027

09:35 : 27/11/2026

Shiste kokainë pranë shkollave në Kamëz dhe Fushë-Krujë, arrestohet 34-vjeçari

09:20 : 27/11/2026

A do të rikthehet në politikë? Kryemadhi: S’kam moral t’u kërkoj votën qytetarëve

09:02 : 27/11/2026

A po shkëputet Lista Serbe nga Beogradi?

08:51 : 27/11/2026

Më shumë taksa për qytetarët, privilegje për hotelet luksoze! Çfarë miratoi Kuvendi në mesnatë?

08:35 : 27/11/2026

Marta Kos lidh shqetësimet e protestuesve me negociatat e anëtarësimit në BE

08:21 : 27/11/2026

Këmbimi valutor 27 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 27/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com